Nesër fillon zgjerimi i hyrjes në Prishtinë
Nesër në orën 11:00, zhvillohet ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N25.2, segmenti në hyrje të Prishtinës, njofton Ministria e Infrastrukturës.

Sipas njoftimit për media, në ceremoninë e inaugurimit të zgjerimit të kësaj rruge, përveç ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do të merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N25.2, segmenti në hyrje të Prishtinës, do të mbahet në rrugën kryesore në drejtim të “Gorenjes”, përballë “AL Petrol”.
Shtuar më 04/05/2018, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori