Nesër fillon vjeshta, sigurohuni që të visheni më trashë
Temperatura maksimale do të arrijë deri në 32 gradë. Sot është dita e parë e fundjavës e gjykuar sipas ecurive sinoptike, do të kemi një ditë me mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat do të lëvizin në mes 14 e 32 gradë Celsius. Në ditën e dytë të fundjavës, pra nesër, gjendja do të ndryshojë ca, e diela pritet të fillojë me vranësira të cilat here pas here do të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes 10 e 26 gradë Celsius. Ndërsa, sa i përketë javës së ardhshme, meteorologët thonë se do të kemi një javë me vranësira të pjesëshme dhe me temperatura që do të sillën në mes 8 e 25 gradë Celsius.


Shtuar më 02/09/2017, ora 07:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori