Nesër fillon Testi i Maturës, vazhdon shpërndarja e pyetjeve online (FOTO LAJM)
Pëlqej
Maturantët kosovarë prej nesër (e hënë) do t’i nënshtrohen Testit Shtetëror të Maturës, i cili mbahet në dy pjesë.

Sivjet Testi i Maturës nuk do të mbahet për një ditë, por do të mbahet për katër ditë rresht i ndarë sipas regjioneve.

Ndonëse Komisioni Shtetëror i Maturës ka vlerësuar se Provimi i Maturës Shtetërore është duke ecur me sukses dhe i tërë procesi është duke sipas planit dhe dinamikës së paraparë, nxënësit në disa qytete të Kosovës sërish kanë arritur ta fotografojnë dhe shpërndajnë testin e maturës.

Të dielën, (një ditë para testit), në rrjetet sociale në vazhdimësi po qarkullojnë pyetjet e Testit.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar fotografi të një grupi në VIBER, në të cilën dërgohen pyetjet e grupeve të caktuara të këtij Testi.

Ndërkaq, duhet kujtuar afatet e mbajtjes së Testit Shtetëror të Maturës

Pjesa I e afatit të parë:

Nesër (28 maj) mbahet pjesa e parë e testitregjionin Ferizajt dhe Gjilanit.

Më 29 maj në regjionin e Prishtinës.

Më 30 maj në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndërsa më 31 maj në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë.

Pjesa II e afatit të parë:

Më 5 qershor mbahet pjesa e dytë e testitregjionin Ferizajt dhe Gjilanit.

Më 6 qershorregjionin e Prishtinës.

Më 7 qershorregjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndërsa më 8 qershorregjionin e Pejës dhe Mitrovicë.
Shtuar më 27/05/2018, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori