Nesër ditë zie në Zhur, pasi 3 pjesëtarët e një familje ndërruan jetë në aksident
Aksidenti tragjik I ditës së sotme që mori 3 jetë njerëzish të një familje babain me dy djemtë e tij ka qenë mjaft I rëndë për të gjithë shoqërinë, shkruan Albeu.com

Pas mledhjes së mbajtur , kryesia e Bashkisë e Lokali Zhur ka vendosur që nesër ta shpallë ditë zie.

‘’Pas mbledhjes së mbajtur, kryesia e BL Zhur, në shenjë respekti për rastin tragjik të ndodhur në afërsi të fshatit Zhur, ku humbën jetën tre bashkëvendas tonë Ramiz Sope 50 vjeç djali i tij Behar Sope 24 vjeç si dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, ditën e diel datë 24.02.2019 shpall ditë zie në Zhur’’, thuhet në njoftim e tyre.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila njoftoi se ka vazhduar angazhimin shtesë në kontrollimin e shpejtësisë në autostrada. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori