Tre ekspertë të
komunikacionit janë
caktuar për të hetuar shkaqet dhe fajësinë për aksidentin tragjik në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, afër fshatit Mramor, ku vdiqën katër anëtarë të një familjeje nga Gjilani.
Këtë e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer
Beka.
Kryeprokurori
Beka tha se rezultati i
ekspertizës së
komunikacionit, me anë të së cilës përcaktohet fajësia, do të dalë nesër (e hënë).
“Prokurori kujdestar i rastit më tha se urgjent i ka
caktuar tre ekspertë të
komunikacionit. Nuk është e zakonshme të caktohen tre, por për shkak të rastit i ka
caktuar ekspertët. Kjo ekspertizë, do të përcaktojë fajësinë, pasi kjo tregon kush ku ka qenë në momentin e ndeshjes dhe rezultati i saj do të dalë nesër”, tha
Beka, për Kallxo.com.
Sipas tij, varësisht nga rezultatet e
ekspertizës, mund të ketë persona të ndaluar për shkaktim të aksidentit fatal.
“Nëse ka fajësi dhe në anën tjetër, do të ketë të ndaluar, nëse jo nga kjo ana tjetër e të aksidentuarve, personi që ka vozitur ka vdekur”, theksoi
Beka.
Kryeprokuori shtoi se përveç
ekspertizës së
komunikacionit do të bëhet edhe ajo
mjeko-ligjore.
“Ekspertiza
mjeko-ligjore i përcakton lëndimet nga aksidenti. Ekspertiza e
komunikacionit merret më shpejt, ndërsa ajo
mjeko-ligjore i ka disa parametra. Lidhur me këtë rast, ajo
mjeko-ligjore do të dalë këtë javë që hyjmë ose më vonë”, përfundoi
Beka.
Në aksidentin tragjik të së premtes, në rrugën Prishtinë-Gjilan ishte përfshirë edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç.
Ambasadroja Kiliç nga QKUK-ja është dërguar në Turqi për mjekim të mëtejshëm, për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga aksidenti.
Shtuar më 18/11/2018,
ora 15:46