Nesër aktgjykimi ndaj Oliver Ivanoviçit, shtohen masat e sigurisë në Mitrovicë
Oliver Ivanovic
EULEX ka konfirmuar se nesër do të shpallet aktgjykimi për rastin që po zhvillohet kundër Oliver Ivanoviçit, Dragolub Delibashiqit dhe të tre serbëve të tjerë.

Zëdhënësi i EULEX-it, Dane Koruga, ka thene per Tanjug se, shpallja e aktgjykimit do të bëhet në orën 10:00, në Gjykatën Themelore në Mitrovicën Veriore.

"Gjatë shpalljes së aktgjykimit qasje e mediave to të jetë e kufizuar e masat e sigurisë do të shtohen", ka thënë Koruga.

Ivanovic akuzohet për vepra penale, krime lufte bërë ndaj civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999 dhe 2000.

Ne aktakuzë janë të përfshirë koloneli i MPB të Serbisë Dragolub Delibashiç, avokati Ilia Vujaçiç, juristi Nebojsha Vujaçiç dhe profesor Aleksandar Lazoviç, që janë akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje.

Këshillin Gjyqësor ndërkombëtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicën veriore e kryeson gjykatësja nga Rumania, Roxana Comsa. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2016, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori