Rama nuk pranon të kemi 15 kushte për nisjen e negociatave me BE e sulmon Bashën

Një ditë më parë Parlamenti Europian miratoi amendamentin e grupit të Partive Popullore Europiane, që thekson kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria përpara se të ulet në tryezën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili sërish ka zgjedhur të sulmojë opozitën.

Reagimi:

Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?

E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës!

Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t’u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë:

Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë.


Shtuar 19.06.2020 15:15