U qëllua nga policia e Kosovës, ndërron jetë në spital i plagosuri

Ka ndërruar jetë në spital personi i cili një ditë më parë u plagos me armë zjarri nga një efektiv policie në Kosovë.

Ngjarja e cila u regjistrua gjatë bastisjes në shtëpinë tij më 8 maj në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Sipas policisë efektivi ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtes, pasi personi në fjalë u kishte drejtuar armën efektivëve në aksionin policor.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Rr. Abaz Shehu, Prishtinë 08.05.2022 – 09:10. Lidhur me rastin, me 31.05.2022 personi që ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.