Kryeministri i
Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe zëvendësi i tij, Enver Hoxhaj, kanë përmendur mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë
nëse Këshilli i Ministrave të BE-së në muajin dhjetor nuk e vendos në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e
Kosovës.
Ata e kanë vlerësuar të arsyeshëm ndërlidhjen e këtyre dy proceseve në qoftë se BE-ja nuk e mban premtimin e dhënë për
vizat.
Sipas tyre, nuk është e drejtë që
Kosovës t’i bëhet presion për dialog duke ua mohuar qytetarëve të saj të drejtën për të lëvizur pa viza në Zonën Shengen.
Shtuar më 09/11/2018,
ora 09:34