“Nëse nuk hiqen vizat deri në fund të vitit, s’i besojmë më BE”
Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës ka folur për liberalizimin e vizave me vendet e BE, duke u shprehur se nëse nuk do të ketë liberalizim të tyre deri në fund të vitit, atëherë nuk ka arsye se pse t’i besohet më Bashkimit Europian.

Ai ka theksuar se çështja kryesore tani është se si ti bindim disa nga kryeqytet kryesore të BE-së rreth kësaj çështje. “Tash e tutje varet kredibiliteti i BE-së ndaj Kosovës domethënë sa është fer BE-ja ndaj Kosovës. Nëse nuk ka vendim në fund të vitit atëherë unë mendoj se nuk kemi asnjë arsye që ti besojmë BE-së për asnjë gjë”, tha Hoxhaj.

Por ai shprehet besimplotë se deri në fund të vitit do të ketë një vendim pozitiv lidhur me vizat.
Shtuar më 10/10/2018, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori