Nëse mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme blloku do ti bojkotojë
Pëlqej
Blloku ia ka bërë të qartë edhe njëherë Partisë Demokratike të Kosovës se nuk do të bashkëpunojë në asnjë lloj mënyre me të.

Ismet Beqiri nga LDK-ja ka thënë se nuk do të bashkëpunohet asesi me partinë e Thaçit dhe ka shtuar se madje PDK-ja duhet të hapë rrugën për krijimin e instituciuoneve të reja.

Blloku ka kërkuar edhe njëhere sot nga kryesuesja e seancës Flora Brovina që në seancën e radhës të Kuvendit që do të mbahet me 2 dhjetor të lejoj debat parlamentar.

Ndërkaq, Ramush Haradinaj ka theksuar se në rast se vendi do të shkojë në zgjedhje sërish, blloku do ti bojkotojë ato.

Ndërsa, Isa Mustafa i LDK-së nuk ka qenë në një vijë mendimi me bllokun, duke thënë se do ti respektojë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori