Nëse don populli, kandidoj për President
Adem Demaçi
Simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, në një intervistë për Klan Kosova, nuk e ka mohuar mundësinë që të kandidojë për President në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Nuk pretendoj të bëhem President”, ka thënë ai disa herë gjatë intervistës. “Por unë jam në shërbim të popullit. Nëse këtë e kërkon populli, unë do ta shqyrtoj”, ka shtuar ai.

Demaçi ka sqaruar diçka edhe rreth çështjes së kandidaturës së tij të mundshme për President, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Nuk më ka propozuar PDK e as Vetëvendosje, por disa shokë nga Amerika”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk është e vërtetë se Vetëvendosje ka kërkuar nga ai që nëse dëshiron ta ketë mbështetjen e tyre për President, ai atëherë të insistojë që Hashim Thaçi të mos jetë Kryeministër. “Rrenë është ajo”, tha ai, raporton Express.

Demaçi tha se nuk do të mund të ishte President në kontekstin aktual politik, kur institucionet kosovare janë të ndikuara plotësisht nga prania ndërkombëtare në vend.
Shtuar më 04/11/2011, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori