Telashe te PSG, ndaj Bayern duhet fitore, por Neymar mund të mungojë

Neymar lëndoi kyçin e këmbës së djathtë të dielën gjatë fitores 4-3 të Paris Saint-Germain ndaj Lille dhe do të humbasë derbin me Marseille.

Një goditje e rëndë për PSG-në, më pak se tre javë para ndeshjes së kthimit në Champions League me Bayern Munich.

“Ney” u largua nga fusha me barelë dhe u dërgua menjëherë në spitalin Neuilly-sur-Seine ku u konstatua se nuk ka frakturë, por një çarje të pjesshme të ligamentit në kyçin e djathtë, gjë që e vë në dyshim pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e Champions League me Bayern Munich.

Klubi parizien ende nuk e ka specifikuar zyrtarisht kohëzgjatjen e mungesës, por vlerësohet se ai mund të jetë rreth tre ose katër javë larg fushës. /albeu.com


Shtuar 20.02.2023 16:07

Tags: , ,