Nëse dialogu ecën mirë, KFOR mund të reduktojë forcat
Komandanti gjerman i KFOR-it Volker Halbauer i ka cilësuar si pozitive përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të ulur në tryezë palën kosovare dhe atë serbë për bisedime. Në një intervistë për Radion Deutsche Welle ai thekson se nëse dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ecin mirë atëherë mund të kemi një reduktim të trapave të KFOR-it në Kosovë.

"Fakti që dy kryeministrat Thaçi dhe Daçiç javët e kaluara janë takuar dy herë tregon se përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare kanë efekt pozitiv. Bisedimet kanë filluar, janë iniciuar grupe pune, dhe pritet së shpejti të shihen veprime konkrete, të cilat e mbështesin këtë dialog. Unë shpresoj shumë që politikanët në Beograd dhe Prishtinë të mund të krijojnë raporte të tilla që njerëzit në veri të Kosovës të besojnë në një të ardhme më të mirë", u shpreh Halbauer. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2012, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori