Nëse dështon koalicioni LVV-LDK, a do të jenë AAK dhe NISMA pjesë e një qeverie të re
Ka filluar numërimi i ditëve kur mandatari i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti duhet të paraqesë para presidentit të vendit Hashim Thaçi se a e ka shumicën parlamentare për të votuar qeverinë e re që pritet të krijohet.

Edhe pse zyrtarisht ende nuk ka pajtim, dy partitë politike LVV dhe LDK po thonë se janë duke negociuar por që ende nuk ka asgjë konkrete.

Fundi i kësaj jave mund të sjellë ndonjë zhvillim që tregon se a do të ketë koalicion mes këtyre dy partive, shkruan Telegraf.

Por çka nëse dështon kjo marrëveshje politike, a mund të kemi zgjedhje apo mandatar të ri të udhëhequr nga partia e dytë, LDK-ja?

Mundësinë që të ketë një marrëveshje për koalicion mes LDK- AAK e NISMA dhe minoriteteve është përmendur të martën në RTV Dukagjini edhe nga anëtari i kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri.
Shtuar më 22/01/2020, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori