Vangjeli: Tahiri ka materiale që do të trishtonin shumë emra të njohur të politikës

Dënimi i Saimir Tahirit me burg ka tronditur shumë politikanë. Kështu u shpreh analisti Lorenc Vangjeli, i cili nul përjashtojë mundësinë që si ish-ministër, Tahiri të ketë shumë materiale kompromentuese për një pjesë të politikës.

Ai tha se vetë Tahiri tashmë është në një pozicion delikat teksa shtoi se dilema e vetme është nëse ish-ministri do t’i përdorë këto materiale apo jo.

“Po, zoti Tahiri ka materiale të cilat nëse do të dilnin në dritë do të trishtonin shumë të majtë dhe të djathtë, emra të njohur të politikës shqiptare. Dilema është nëse do t’i përdorë Saimir Tahiri këto materiale. Varet deri se na çfarë mase shihet se i ka vajtur uji në fyt Saimir Tahirit. Është në një pozicion delikat. Derisa Tahiri të gdhihet në qeli, shumë politikanë nuk do t’i ketë zënë gjumi” – tha Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’ në Report Tv.


Shtuar 4.02.2022 18:42