Nënshkrimi pa kushte i Traktatit të Paqes, konflikt i ri në rajon
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me një takim të mundshëm mes presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe atij të Serbisë Tomisllav Nikoliq, i cili mund t’i paraprijë nënshkrimit të një traktati paqeje.

Në një konferencë për mediat Glauk Konjufca nga kjo lëvizje tha se nuk mund të ketë paqe derisa Serbia, nuk kërkon falje për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë, nuk pendohet dhe për më tepër, financon dhe organizon strukturat ilegale në veri të vendit.

“Çdo nënshkrim i një marrëveshje ku Serbia nuk i bën këto ndryshime, nuk e njeh Kosovën, i financon strukturat e MUP-it në Kosovë, edhe ti po nënshkruan një Traktat që po e quan të paqes, kjo është farsë, kjo nuk është paqe. Kjo është investim për konflikte të ardhshme në rajon, për çka më së paku kemi nevojë edhe ne edhe Evropa si e tillë”, tha Konjufca.


Drejtuesit e VV folën edhe për vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës mbi pronësinë e Manastirit të Deçanit dhe vizitën eventuale të zyrtarëve të Serbisë në këtë manastir, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse. /albeu.com/

Shtuar më 04/01/2013, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori