Nënkryetari kërkon shkarkimin e Pal Lekajt
Nënkryetari i komunës së Kaçanikut Ylber Bajra ka kërkuar shkarkimin e Ministrit Pal Lekaj.

Thotë se ai është fajtori kryesor për bllokimin e disa fshatrave të Kaçanikut.

Ai këtë kërkesë e ka bërë nëpërmjet një letre të hapur drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj.

I nderuari kryeministër Haradinaj,

Mbyllja e arteries kryesore Prishtinë-Shkup nga MI ka shkaktuar telashe dhe bllokime të disa fshatravekomunave Kaçanik dhe HiE! Në të njejtën, rruga alternative Doganaj, Glloboqicë Strazhë për shkak të fluksit të madh të trafikut, rrezikon jetrat e këmbësorve lokal dhe vet udhëtarëve! Të njoftova me detajet të shtunën!

I nderuari kryeministër,

Me ministrin dhe zv përkundër insistimit tim për komunikim ndër institucional nuk ia kemi dal të merremi vesh! Ju njoftoj se banorët e fshatrave të prekura të dy komunave kanë paralajmêruar protestë të dhunshme nëse sot deri ora 14.00 nuk gjendet zgjidhje. Duke ju besuar në plotni, parandaloni të keqen!

Ju lutem merre ministrin e vizitoni sot kryetarët e komunave në fjalë! Në të kundërten kërkoj publikisht shkarkimin e Pal Lekaj!

Me respekt,

Ylber Bajra, nënkryetar i komunës ne Kaçanik


Shtuar më 15/05/2018, ora 08:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori