Nënkryetari i Vetëvendosjes: Kosova më shumë universitete se Berlini
Driton Çaushi
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka krahasuar Berlinin me Kosovës përsa i përket numrit të universiteteve bazuar në numrin e banorëve.

Sipas tij, kryeqyteti gjerman ka 3.5 milionë banorë, ndërkohë, ka vetëm 4 universitete publike, ndërsa në Kosovë, me 1.7 milionë banorë ka 7 universitete publike.

"Kosova (1.7 milion banorë), 7 universitete publike. Berlini (3.5 milion banorë) 4 universitete publike. Me "universitete" të reja drejt rrënimit të arsimit në Kosovë", ka shkruar Çaushi.

Kuvendi i Kosovës miratoi kërkesën e Arsim Bajramit për të themeluar edhe një universitet publik në Ferizaj, të shtatin në Kosovë, pas Prishtinës, Pejës, Gjakovë, Mitrovicës, Gjilanit e Prizrenit.

Ndërkohë, në Kosovë duhen edhe të paktën 1 mijë doktor të shkencave për t’i përmbushur kërkesat e universiteteve. /albeu.com/


Shtuar më 18/07/2015, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori