Nënkryetari i LDK-së: Puna e mbarë i qoftë Thaçit në takim me Vuçiçin
Pëlqej
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Agim Veliu ka uruar Presidentin Hashim Thaçi në udhëheqjen e dialogut me Serbinë pavarësisht se LDK dhe Kuvendi ende nuk e ka nominuar atë për udhëheqës.

Duke folur rreth takimit Thaçi-Vuçiç që pritet të ndodhë të dielën, Veliu me ironi i uroi punë të mbarë Thaçit, transmeton Telegrafi. “Puna e mbarë i qoftë”, tha shkurt ai.

Veliu po ashtu tha se qëndrimi i LDK-së për platformën shtetërore është përkrahur edhe nga disa subjekte tjera politike.

“Ne kemi deklaruar që platforma nuk i plotëson kriteret e nevojshme, elementet e nevojshme është e varfër shumë dhe kemi kërkuar që ajo platformë të ndryshohet të plotësohet mirëpo Kuvendi është Kuvend dhe ajo është detyrë e Kuvendit. Është qëndrim i subjektit tonë dhe ky qëndrim ka përkrahje dhe nga disa subjekte tjera.

Për me u bo fakt duhet të nxirret, të diskutohet dhe të votohet në Kuvend. Me dhunë në kuvend nuk nxirret nëse nuk ka vullnet politik”, ka thënë Veliu.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen, më 24 qershor në Bruksel, në kuadër të dialogut në nivelin e lartë politik.


Shtuar më 22/06/2018, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori