Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës del kundër bashkimit me Shqipërinë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se Kosova nuk do të shpëtojë lehtë nga Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Duke folur për deklaratat e fundit të presidentit Hashim Thaçi për bashkim kombëtar dhe raportimet për shkëmbime territoresh me Serbinë, Haliti ka thënë në Rubikon të KTV-së se vendit i duhet një qëndrim i përbashkët, dhe jo që ato të bëhen nga një individ.

“Mendoj që duhet të bëjmë politikë shtetërore e ajo duhet bërë nga të gjithë e jo nga një individ. Qëndrimi zyrtar i shtetit duhet të dihet. Duhet ta dijë edhe qytetari. Nëse bisedon fshehurazi dhe nënshkruan diçka nesër ajo do të dalë e kuptohet që fati yt do të jetë i keq, fati historik i yti. Por pasojat do të jenë tejet të rënda për vendin”, ka thënë ai duke marrë shembull marrëveshjen për Asociacionin.
Shtuar më 05/06/2019, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori