Nënkryetari i AKR-së: Drejtësia ta kryejë punën deri në fund për Ministrin Rikallo
Nënkryetari i Aleanca Kosova e Re, Rrahim Pacolli ka mirëpritur deklaratën e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi në lidhje me procesin për hetim ndaj Ministrit Nenad Rikallo, albeu.com.

Ai ka thënë se drejtësia duhet ta kryej punën e saj deri në fund, dhe të deklarohet për akuzat që i bëhen ministrit Rikalo për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë kohës së luftës, duke qenë me uniformë dhe i armatosur.

"Mirëpres hapjen e procedurës penale nga ana e Prokurorisë së Shtetit për të hetuar deklaratat e qytetarëve që dyshohet si ishin viktimë e torturave të Ministrit të Bujqesisë, Nenad Rikalo.

Përveç marrjes së deklaratave të viktimave, po ashtu mirëpres faktin që pas marrjes së informacioneve edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Fondi për të Drejtën Humanitare, do të dëgjohet së shpejti edhe Ministri Rikalo, në cilësi të personit të dyshuar." tha Pacolli./albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori