Nënkryetari i AAK-së quan Thaçin matrapaz dhe tyxhar
Muharrem Nitaj, deputet i AAK’së, e ka vërejtur se në kohën kur Qeverinë po e udhëheq Ramush Haradinaj, në skenën politike kanë dalë në numër më të madh tyxharët dhe matrapazët politikë.
Këtë konstatim Nitaj e ka dhënë kur ka komentuar mundësinë e rrëzimit të Qeverisë në prag të themelimit të ushtrisë dhe liberalizimit të vizave.

“Nuk e di nëse kanë lidhje apo jo, por ajo që di është se është rritur shumë numri i tuxharëve dhe matrapazëve në këtë tregun tonë politik”, ka thënë Nitaj, në një bisedë për Express.

"Mendoj se duhet t’i pyesni ata se çfarë po provojnë të arrijnē me këto deklarata. Unë e di që Hashim Thaçi është president dhe nuk e ka tagrin të flasë as për koalicionin e as për zgjedhjet. Detyrat e tij, të paktën me Kushtetutë, janë disa të tjera!

Ndërkaq zotin Bajrami edhe mund ta kuptoj, sepse ai dështoi në zgjedhjet e shkuara dhe në stilin e atyre fëmijëve që e humbin lojën, kërkojnë që ajo edhe një herë të “nisë nga e para”!

Nuk ka asnjë problem në raportet midis AAK-së dhe PDK-së. Ne kemi një koalicion parazgjedhor që ka prodhuar këtë qeveri dhe ajo çfarë mund të them unë është se Qeveria sot është më e fortë se në ditën kur është zgjedhur. Nuk ka asnjë zhvillim negativ për sa i përket qëndrueshmërisë së saj.

Nuk mund të flasë për PDK-në, por nëse ata kanë plane të tjera, hair qoftë!

E di që deri në këtë moment ne (AAK), nuk i kemi luajt fjalët", iu përgjigj Nitaj pyetjes se përse Thaçi dhe Bajrami përmendin zgjedhjet si mundësi për rrëzimin e qeverisë së Haradinajt.
Shtuar më 13/10/2018, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori