Nënkryetari i degës së AAK-së
dega në
Vushtrri, Rrahim Tahiri ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e partisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai duke ka thënë se i është bashkuar PDK-së. ”
Nga sot, nuk jam anëtar dhe simpatizant i AAK-së. Por, me tërë fuqinë time do ta mbështes Partinë Demokratike të Kosovës PDK,
partia e cila ka vlera dhe premton të ardhme të ndritshme për vendin, popullin e mbi të gjitha për fëmijët tanë!”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë: Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë!
Sot, me datë 03.09.2019, për shkaqe objektive dhe mospërputhjes së interesave të qytetarëve vushtrrias me atë të partisë së AAK-së, jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e nënkryetariit të AAK-së,
dega në
Vushtrri.
Nga sot, nuk jam anëtar dhe simpatizant i AAK-së. Por, me tërë fuqinë time do ta mbështes Partinë Demokratike të Kosovës PDK,
partia e cila ka vlera dhe premton të ardhme të ndritshme për vendin, popullin e mbi të gjitha për fëmijët tanë!
Nga
partia e AAK-së
dega në
Vushtrri tërhiqen 5 nëndegë Strofc, Bequk, Gllavotin, Bivolak dhe Zhilivodë, dhe jemi në pritje të largimit edhe disa nëndegë tjera. Me respekt Rrahim Tahiri!
Shtuar më 03/09/2019,
ora 10:46