Në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcës
Detare shqiptare dhe asaj të Turqisë, ditën e Sulltan Novruzit në portin e qytetit të Durrësit ka mbërritur për një vizitë portuale disa ditore,
nëndetësja “TCG PREVEZE S - 353”.
Nëndetësja u shoqërua në port nga mjeti detar i flotës sonë
detare ‘110 shqypni’. Qëllimi i kësaj vizite është bashkëveprimi dhe trajnimi i përbashkët midis Forcës
Detare Shqiptare dhe Flotës
Turke. Në molin 4 të portit Durrës ND “TCG
Preveze” u prit nga kuadro të Flotiljes
Detare, përfaqësues të Autoritetit e Sigurisë Portuale Durrës, të Policisë Ushtarake, subjekteve private, etj. TCG
Preveze S – 353 do largohet nga porti i Durrësit pas disa ditësh.
Është hera e dytë që kjo nëndetëse
turke zhvillon vizitë portuale në Durrës. Më parë ajo ka kryer një vizitë më 29 shtator të vitit 2015 dhe është larguar më 3 tetor të atij viti nga porti durrsak.
Nëndetësja TCG
Preveze S – 353 ka gjatësinë 62 m, gjerësinë 5,8 m, peshkimi 6,3 m, tonazhi 1400 tonë. Është një nga nëndetëset më moderne të flotës luftarako-
detare të Turqisë. Ditën e premte janë planifikuar që të zhvillohen
vizita nga ekuipazhi i saj në Bashki dhe në Prefekturë. Gjithashtu në ditët e qëndrimit do ketë
vizita të personaliteteve të larta diplomatike, ushtarake dhe
vizita të qytetarëve në nëndetëse,
vizita të personelit të anijes në objektet muzeale dhe kulturore të Durrësit e Krujës, etj.
Vitet e fundit ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm mes dy flotave shqiptare dhe
turke dhe fushat specifike në të ardhmen, si arsimimi e trajnimi i personelit detar, stërvitjet e përbashkëta etj.
Shtuar më 22/03/2018,
ora 12:56