12 mijë refugjatë mbetën në qiell të hapur, nisin hetimet për zjarrin masiv në Bangladesh

Autoritetet e Bangladeshit po hetojnë shkakun zjarrit masiv në kampin e refugjatëve Rohingya, i cili ka lënë 12,000 njerëz pa strehë.

Për fat të mirë nga zjarri nuk janë raportuar viktima.

Sakaq zjarri i madh që shpërtheu dje ka sjkatuar dëme të shumta materiale, duke shkrumbuar 2,000 strehimore pasi u përhap me shpejtësi përmes bombolave të gazit në kuzhinë, thanë zyrtarët.

BBC shkruan se policia po heton nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm.  Ndërsa mediet lokale shkruajnë se një person është arrestuar.

Kampi në juglindje besohet të jetë kampi më i madh i refugjatëve në botë.

Shumica e më shumë se një milion banorëve të saj, refugjatë Rohingya, kishin ikur nga persekutimi në Mianmarin fqinj./albeu.com/