Nehat Thaçi kritikohet për deklaratat e djeshme
Lirimin dhe kthimin në Kosovë të Nehat Thaçit të gjithë e mirëpritën, mirëpo deputetit Rexhep Selimi, nuk i ka pëlqyer që Thaçi u shpreh të jetë ndjerë krenar gjatë qëndrimit në paraburgim.

Sipas Selimit, Thaçi duhet të ndihet krenar me punën kundër krimit të organizuar dhe institucioneve të Republikës së Serbisë për territorin ku është përgjegjës.

Selimi thotë se ish-ushtarë të UÇK-së dhe ata që janë angazhuar në aktivitete patriotike, nuk duhet të kalojnë nëpër territorin e Serbisë, raporton KTV.

Po njësoj shprehet deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, i cili thotë se dihet se ka fletë arreste për ish-ushtarët, por problematika që duhet të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi, sipas tij, është lidhur me personat për të cilët nuk ka pasur flet arreste më herët.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se është në pritje të përgjigjes nga Ministri Skënder Hyseni, lidhur me informatat për një listë me kosovarë të kërkuar në Serbi.

Nehat Thaçi, drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, u arrestua në fund të shtatorit si i dyshuar se kishte shtyrë të largoheshin një familje serbe nga shtëpia e tyre./Albeu.com/
Shtuar më 02/11/2016, ora 20:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori