Nehat Idrizi uron qytetarët dhe bën thirrje të mos harrohet e kaluara historike
Edhe kryetari i KGJK-së Nehat Idrizi ka uruar qytetarët për ditën e pavarësisë. Ai ka shprehur mirënjohje për autoritetet dhe përkrahësit e saj, të cilët ndër vite mbështetën shtetndërtimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Penda ime është e pafuqishme t’ju shpreh urimet të cilat do t’ju përcjellë sot, në emrin tim dhe në emër të të gjithë punonjësve të sistemit gjyqësor të Kosovës, me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Është kënaqësi dhe privilegj t’ju uroj këtë ditë, ku me punën tonë, me përpjekjet tona, me sakrificat tona, denjësisht t’i shërbejmë popullit për të një të ardhme më të mirë, por pa e harruar të kaluarën historike.

Shpreh mirënjohje për autoritetet dhe përkrahësit e saj, të cilët ndër vite mbështetën shtetndërtimin e vendin tonë, pjesë e të cilave është edhe sistemi i drejtësisë, që me punë, përgjegjësi, llogaridhënie sfidoi çdo pengesë me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit.

Dr.sc.Nehat Idrizi,
Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Shtuar më 18/02/2019, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori