Qenkan çifti perfekt, Balina Bodinaku flet si asnjëherë për Andi Bushatin (FOTO LAJM)

Balina Bodinaku, tashmë opinioniste e Big Brother VIP është prej vitesh partnerja e analistit dhe gaztearit të njohur Andi Bushatit.

Në një intervistë për ‘Revistën Bordo’ ajo foli si rrallëherë rreth marrëdhënies së tyre:

“Andi im është i kujdesshëm, është i pranishëm, është me mua në çdo gjë që bëj, e në çdo rast kur kam nevojë për dikë. I jam pafund mirënjohëse Zotit, universit, apo çfarëdo lloj force, apo rrethane që e solli në jetën time. Thënë kjo, ai do tallet me mua e do më ngacmojë një vit rresht, pasi të lexojë këto që po them për të. Dhe përveç kësaj, duke qenë ai vetë shumë diskret, e i rezervuar për jetën e tij, unë bëj mirë ta mbyll me kaq (Qesh)”,- ka thënë ajo.

Sipas saj kimia, koordinimi, interesat e përbashkët, besimi në të njëjtat parime e bëjnë një marrëdhënie të funksionojë:

“Kimia, koordinimi, interesat e përbashkët, besimi në të njëjtat parime. Po këto janë fjalë shumë të përgjithshme. Në të vërtetë, mendoj se një formulë nuk ka dhe sugjerimet në këtë pikë janë të pavlera. Çdo çift duhet ta gjejë vetë atë që funksionon për të. E nëse nuk e gjen… atëherë nuk funksionon.”,- është përgjigjur Balina Bodinaku.


Shtuar 20.11.2021 10:58