Në vitin 2017, 8 mijë kosovarë gjetën të ardhmen në Gjermani
Në vitin 2017">2017 ka rënë numri i përgjithshëm i migrantëve që kanë ardhur në Gjermani, megjithatë Gjermania mbetet një vend atraktiv, sidomos për qytetarët e BE-së. Shënon sërish rritje numri i të ardhurve nga Ballkani.

Imigrimi në Gjermani shënon rënie në përgjithësi. Në vitin 2017">2017 kanë ardhur 416.000 njerëz më shumë në Gjermani se sa janë larguar. Sipas Zyrës Federale të Statistikave në Visbaden, ardhjes së 1,551 milionë vetëve i qëndron përballë një shifër tjetër, largimi i 1,135 milionë njerëzve. Në vitin 2016 imigrimi në Gjermani shënonte shifra më të larta, 500.000 vetë më shumë erdhën krahasuar me ata që u larguan. 90% e atyre që kanë ardhur në Gjermani janë të huaj, pjesa tjetër janë gjermanë, ku bëjnë pjesë edhe gjermanët e ardhur nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, raporton DW.

Ndër të huajt e ardhur në Gjermani numrin më të madh e përbëjnë qytetarët që vijnë prej vendeve të Bashkimit Evropian. 239.000 gjithsej. Më së shumti Gjermaninë e synojnë qytetarët rumunë (73.000), ata polakë (34.000), kroatë (33.000) dhe bullgarë (30.000) vetë.

Nga Ballkani erdhën në 2017">2017 më shumë vetë

Në vitin 2017">2017, ndryshe nga viti 2016, ka pasur një rritje të numrit të ardhurve nga vendet e Ballkanit. Nga Kosova kanë ardhur gjithsej 8000 vetë vitin e kaluar, ndërsa nga Shqipëria nëse viti 2016 shënoi një rënie me 26.000 vetë të shqiptarëve, në 2017">2017-n ky numër u rrit me 1000 vetë. Nga Serbia erdhën 6000 vetë, po kaq edhe nga Maqedonia.

Nga vendet aziatike kanë ardhur 140.000 vetë, nga vendet evropiane jashtë BE-së kanë ardhur 60.000 vetë gjithsej, ndërsa nga Afrika 35.000 imigrantë. Ndërkohë ka rënë ndjeshëm numri i të ardhurve nga Siria, Afganistani dhe Irani.
Shtuar më 16/10/2018, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori