Lista Serbe ka mbajtur konventën parazgjedhore në Leposaviq, në Zveçan e në Zubin Potok, derisa u ka bërë thirrje serbëve të
Kosovës t’i votojnë
vetëm kandidatët e Listës Serbe. Partia e Serbëve të
Kosovës përveçqë ka vendosur pankarta dhe pllakate në Leposaviq, të cilët janë dëmtuar, fushatë zgjedhore në
veri nuk ka bërë.
PDK-ja ka bërë fushatë në “Kodrën e Minatorëve”, ndërsa Rada Trajkoviq, nga koalicioni “Liria”, ka guxuar ta nisë
fushatën nga vendi i vrasjes së Ivanoviqit
Mitrovicë. Për pesë ditë të
fushatës zgjedhore në
veri të
Kosovës nga subjektet politike serbe
vetëm Lista Serbe ka zhvilluar fushatë, ndërsa nga subjektet politike shqiptare
vetëm PDK-ja./zeri/
Shtuar më 01/10/2019,
ora 12:01