Në vendkalimet “administrative”, nuk do të ndryshojë asgjë
Me shkëmbimin e letrave për marrëveshjen Beograd – Prishtinë, për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në vendkalimet “administrative”, asgjë nuk do të ndryshojë menjëherë. Kështu është shprehur kryeministri i Serbisë Ivic Daçiq sot.


Sipas tij, me shkëmbimin e letrave është hapur rruga për bisedime dhe për zbatimin konkret të marrëveshjes. Dejan Paviçeviq, të cilin qeveria e Serbisë e ka caktuar për bisedime teknike me Kosovën, sot ia dorëzon Komisionit Evropian në Bruksel letrën për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, të cilën e ka nënshkruar në emër të qeverisë së Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori