Në vend të Tribunalit mund të ketë gjykatë speciale brenda EULEX
"Gjykatë Speciale" do të jetë emri që do të mbajë mekanizmi që do t'i gjykojë ish-pjesëtarët e UÇK-së që mund të akuzohen si rezultat i një hetimi trevjeçar për dyshimet e ngritura në raportin e eurodeputetit Dick Marty.

Heqja e emrit Tribunali për krime të luftës në Kosovë është arritur si rezultat i mbështetjes së disa shteteve të fuqishme që druajnë se krijimi i Tribunalit në formën e paraqitur me anë të draft-statuti të hartuar nga ekspertët evropianë, do ta dëmtonte rëndë imazhin e Kosovës. Gjatë ditëve të ardhëshme pritet nëse emrit të gjykatës do t`i shtohet EULEX, shkruan Tribuna.

Shtetet kontribuuese të EULEX-it gjatë kësaj jave po diskutojnë për modalitetet që do të ketë mekanizmi gjykues, e që sipas të gjitha gjasave, nuk do të quhet Tribunal.

Sipas një zyrtari evropian të akredituar në Kosovë, mundësitë janë që Gjykata Speciale të mos ketë asnjë shtese tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2014, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori