“Çmendet” Abramovich, blen pikturë sa dyfishi i çmimit të Wernerit

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Chelsea ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Leipzig, Timo Werner.

Sipas këtyre raportimeve, Blutë do të paguajnë 55 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit gjerman.

Por për pronarin e skuadrës, Roman Abramovich ka diçka më të shtrenjtë se vlera e sulmuesit. shkruan Indeksonline.

Manjati rus raportohet se ka blerë një pikturë që kap vlerën e 120 milionë eurove.

Koleksionit të tij të pikturave, Abramovich ia ka shtuar edhe veprën e Edvard Munch, “The Scream”.

Vepra e famshme tregon një person që shfaqet të bërtasë nga dhimbja dhe dëshpërimi dhe thuhet se është një nga përshkrimet më të fuqishme të ankthit në botën e artit.


Shtuar 8.06.2020 08:57