Në sistemin e Amadeus, Kosova figuron në Serbi
Mungesa e kodeve shtetërore nuk po sjell vetëm humbje ekonomike. Ajo po i sjell Kosovës edhe humbje politike.aeroporti-rinas.jpg

Nëse niseni për të rezervuar një biletë online, do të zhgënjeheni shumë. Jo se çmimet ndryshojnë përmes këtij sistemi, por në këtë sistem Kosova nuk figuron si shtet.

Në sistemin e rezervimitbiletave Amadeus, Kosova ende është nën Serbi. Madje edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në këtë sistem figuron si pjesë e Serbisë.
Kështu pritet të jetë edhe për një kohë të gjatë, derisa vendi ta marrë kodin shtetëror nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit, ISO, shkruan gazeta "Express".

Por, siç mësohet, për t’iu ndarë Kosovës ky kod ndërkombëtar, duhet të futet së pari edhe në buletinin e statistikave të Kombeve të Bashkuara. E Kosova njëherë nuk e ka mundësinë të anëtarësohet në këto organizata ndërkombëtare.

Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se tashmë janë duke punuar në këtë drejtim, edhe pse thonë se është një proces i gjatë dhe aspak i lehtë.
Lah Nitaj, këshilltar në këtë ministri, thotë se ky nuk është një problem me të cilin ballafaqohen vetëm në fushën e rezervimit kompjuterik të biletave të aeroplanit, por edhe në disa fusha tjera.

Ai tregon se në njërin nga sistemet kryesore të rezervimitbiletave Amadeus, një platformë elektronike që përdoret nga agjencitë e udhëtimeve, në interfejsin e terminaleve kompjuterike Aeroporti i Prishtinës nuk figuron si aeroport në Republikën e Kosovës.

Për të marrë kodin dyshifror dhe treshifror të shtetit nga ISO-ja, ai thotë se shteti duhet të figurojë në buletinin vjetor të shteteve.
Shtuar më 12/11/2011, ora 19:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori