Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur sot se shumë shpejt do të bëhet hapja e vendkalimit kufitar Bellanovc-Stançiç, e cila do të mundësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave deri në 3.5 ton.
Ai gjatë një takimi në Kumanovë me kryetarin e kësaj komune, Zoran
Damjanovski, ka biseduar për hapjen e pikës së re
kufitare Kosovë-Maqedoni, projekti i së cilës është financuar nga Komisioni Evropian.
Ai ka shfaqur shpresën se shumë shpejt edhe bujqit e fermerët e
Kumanovës do t’i shesin prodhimet ne Gjilan dhe anasjelltas, duke shtuar se finalizimi i këtij projekti është në interes të dy palëve.
"Unë besoj shumë që në shtator do të zyrtarizohet hapja e këtij vendkalimi, pasi kanë mbetur që të vendoset vetëm policia dhe dogana. Unë do të bisedoj me kryetarin e Komunës së
Kumanovës që ta gjejmë një mënyrë që të mos i pengojmë qytetarët të qarkullojnë tash, por policia
kufitare t’i kontrollojë dhe ta pengojnë kontrabandën", ka thënë
kryetari Haziri.
Ndërsa,
Kryetari i
Kumanovës, Zoran
Damjanovski, ka falënderuar kreun e Gjilanit për vizitën dhe bashkëpunimin e ofruar për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve të të dyja komunave.
Shtuar më 08/07/2017,
ora 13:12