Në Serbi ka shumë varreza masive të shqiptarëve, nuk është vetëm Rashka
Pëlqej
Serbi nuk ekziston vetëm varreza masive e Rashkës nga lufta e Kosovës, por ka dhe një sërë varrezash të tjera masive.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu i ka thënë REL-it se mund të ketë lokalitete të tjera në Serbi ku ka varreza masive të shqiptarëve gjatë luftës.

"Kemi informacione që në afërsi mund të ketë edhe lokacione të tjera dhe në disa pjesë të tjera të Serbisë", tha Gërxhaliu.

Sipas tij, pala serbe shpesh nuk bashkëpunon me palën serbe, duke insistuar që të zbardhen edhe krimet e kryera nga shqiptarët kundër serbëve, por se Gërxhaliu thotë se pala kosovare nuk ka informacione sa duhet për serbë të vrarë, pasi Kosova nuk ka patur një ushtri të rregullt dhe të organizuar në kohë të luftës. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori