Në seancën e ardhshme zgjidhet kryeparlamentari?
Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjithë deputetët po punojnë në zhbllokimin e situatës politike.

Në postimin e tij, Zeka iu ka bërë apel gazetarëve që në situatën në aktuale të shkojnë përtej lajmeve spekulative të disa spekulantëve politikë.

Postimi i plotë i Zekës:

“Te gjithe po punojme per zhbllokimin e institucioneve
Te nderuar qytetare, shumica e ne deputeteve jemi ne bisedime per te gjetur nje menyre se si te dalim nga kjo situate.

Une, sebashku me kolege te tjere te NISM-es, po takohemi, edhe po bisedojme per çdo opcion te mundeshem. Personalisht, jam takuar me shumicen e deputeteve, edhe jam shume i bindur se ne seancen e radhes do te vazhdojme tutje. Aresyeja qe po shkruaj kohe pas kohe, eshte thjeshte informimi i votueseve, edhe i njerezeve qe kane aresye politike, dhe njerezore.

Do beja apel tek koleget e mi gazetare, qe te shkojne pertej lajmeve spekulative te disa spekulanteve politik, te cilet fare nuk skuqen kur thojne gjera teresisht te pa verteta, vetem per klikime.

Mediat e kane per obligim qe ta njoftojne publikun ne menyre korrekte, si dhe te flasin per bllokuesit e vertete, si dhe te informojne se kur eventualisht pritet formimi i institucioneve?!!!

Per aqe sa une kam informacion, seanca e radhes do te jet nje ngjareje e gezueshme per qytetaret e Kosoves. Do ta kalojme pengesen e pare, qe te kalojme te formimi i qeverise!” (sic.), ka shkruar Zeka. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2017, ora 23:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori