Në Rudnicë mund të jenë trupat e 450 shqiptarëve të vrarë në luftë
Pëlqej
Haki Kasumi nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës ka thënë se në Rudnicë mund të jenë trupat e mbi 450 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së Kosovës.

“Por, e vërteta do të dale atëherë kur të kryhet mihja dhe të bëhet identifikimi", tha ai.

Kasumi u shpreh më tej se një faj të madh për vonesat lidhur me zhvarrimet që po kryhen në Rudnicë i ka pala serbe.

“Kemi bindjen dhe burime të palës serbe se në Rudnicë të Rashkës gjendet një numër i madh i mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë padrejtësisht gjatë luftës së fundit në Kosovë. Shifrat varirojnë nga 250 edhe pse gjithherë them se janë burime nga institucioneve serbe, e ato mund të shkojnë deri në 450 ose edhe me tepër. Por e vërteta do të del atëherë kur të kryhet mihja dhe të bëhet identifikimi. Përndryshe jam i bindur se pala serbe e din në mos kofshin aty, janë në ndonjë varrezë afër ose rrethinë të Rashkës”, shtoi Kasumi për Radio Evropa e Lirë.

Sipas tij, vetëm gjatë gërmimeve që janë bërë në "Rudnica 1" janë gjetur rreth 50 trupa. /albeu.com/



Shtuar më 10/08/2014, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori