Në QKUK nuk ofrohet shërbimi IVF
Klinika e Gjinekologjisë ende nuk ofron shërbimet për mbarsim artificial. Kreu i QKUK-së, Njazi Gashi, tha se stafi mjekësor është i gatshëm të bëjë mbarsimin artificial, por që sipas tij mungon aparatura.

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare, Njazi Gashi, tha për RTK-në se IVF ka mundësi të realizohet por, kërkohen investime në aparaturë,

“Ka kuadër dhe ka mundësi të bëhet në kuadër të QKUK-së por normalisht që duhet respektuar procedurat për këto shërbime. Ka implikime buxhetore pasi që nevojitet aparaturë speciale dhe hapësirë speciale dhe unë mendoj që këtë ka për obligim dhe ka mundësi ta bëjë Ministria e Shëndetësisë dhe menaxhmenti i QKUK-së”, theksoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2012, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori