Në Prishtinë nis festivali ndërkombëtar i këngëve dhe valleve për fëmijë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Ka nisur sot festivali ndërkombëtar tradicional i këngëve dhe valleve për fëmijëve “Ylberi i Prishtinës” 2014, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore për fëmijë që zhvillohet në kryeqendrën e Kosovës.

Me këtë rast, në sheshin Zahir Pajaziti performuan ansamble të ndryshme nga vendi dhe rajoni. I pranishëm në këtë ngjarje kulturore ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili me këtë rast iu uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe e hapi festivalin.

“Rëndësia e kësaj ngjarjeje kulturore është se fëmijët që në moshën e hershme njihen me kultura të ndryshme, përmes valleve të ndryshme edhe të qyteteve të tjera, por edhe të shteteve të tjera. Andaj, si qytet mikpritës iu urojmë mirëseardhje të gjithë mysafirëve. Ju faleminderit të gjithëve që jeni të pranishëm”, tha kryetari Ahmeti.

Festivali realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës dhe mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës.

Për 3 ditë me radhë do të defilojnë mbi 500 fëmijë të shteteve të ndryshme nën tingujt e muzikës dhe me veshjet tradicionale kombëtare përmes këngëve dhe valleve do të prezantojnë vlerat kulturore.

Shtetet të cilat do të marrin pjesë në festivalin “Ylberi i Prishtinës” 2014 janë: Turqia, Shqipëria, Kroacia, Bosnje & Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe ansamblet e valleve nga Kosova.
Shtuar më 13/09/2014, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori