Në prag të Pavarësisë, familja bëhet me shtëpi
Jami afër 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë një akt mjaft human, shkruan Albeu.com

Kryetari I komunës I ka shuruar çelësat e shtëpisë së re Qefsere Dakut, e cila është një nënë në skamje.

“Jam i lumtur që në prag të 11 vjetorit te Pavarësisë, e kemi bërë me banesë të re familjen e Qefsere Dakut, në kuadër të aksionit ‘Pak nga ne, shumë për ata’. Është nënë vetushqyese, e cila po e rritë një djalë. Ndihem shumë mirë që kjo familje tash më nuk e ka problemin e banimit”, ka thënë Haziri pasi i dhuroi çelësat kësaj familjeje.

Gjithashtu Haziri ka falenderuar edhe organizatën e njohur “Jetimët e Ballkanit” për donacionin duke iu bashkangjitur aksionit të bashkisë së Gjilanit “Pak nga ne, shumë pë rata”. /albeu.com/

Shtuar më 16/02/2019, ora 21:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori