Në orën 20:00 ndizen qirinj në Gjilan
Një aksident trafiku në Gjilan, i cili ka ndodhur me gjasë si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni transportues, ka lënë të vdekur në vend një person, ndërkaq të lënduar kanë mbetur dhjetëra të tjerë. Prej 27 të lënduarve nga aksidenti i rëndë në Gjilan, 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, shkruan Albeu.com

Gjilan është paralajmëruar se sonte nga ora 20:00 do të ndizen qirinj. Kryetari kësaj komune, Lutfi Haziri ka treguar se ndezja e qirinjve do të bëhet para furrësQerim Çoçaj, i cili mbeti i vdekur.

"Me iniciativë të rinisë gjilanase, para furrës "Qerimi" do të bëhet ndezja e qirinjve me rastin e humbjes tragjike nga jeta të afaristit të njohur, Qerim Çoçaj. Së bashku me stafin tim, ftoj qytetarët që në ora 20:00 të na bashkangjiten në nderim të jetes dhe vepres së tij!"./albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori