Në orën 14:00 fillon numërimi i votave me kusht
Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim që QNR të vazhdojë me numërimin e votave me kusht për ato komuna ku nuk ka ankesa dhe rinumërime.

KQZ po ashtu mori vendim që pasi të numërohen votat me kusht për komunat që nuk shkojnë në rinumërim, të fillojë rinumërimi në Prishtinë dhe Prizren, sipas vendimit të PZAP dhe në 35 vendvotime në Dragash, si dhe rinumërim i tri vendvotimeve në Rahovec.

Numërimi i votave me kusht për komunat që nuk shkojnë në rinumërim fillon në orën 14:00.
Shtuar më 23/11/2017, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori