Në odën e Drenicës figura të njohura kuvenduan mbrëmjen e kaluar
Në konakun e kryetarit të Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati mbrëmë janë mbledhur veteranë të luftës.

Një grup i rapsodëve kanë kënduar për luftën e fundit në Kosovë, dhe kontributin e legjendarit, Adem Jashari.

Të pranishëm ishin, kryetari i Skënderajit Bekim Jashari, komandant Jetullah Geci, nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku, zv.ministri Avdyl Imeri, deputeti Bekim Haxhiu e shumë mysafirë tjerë.
Shtuar më 07/10/2018, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori