Në mënyrë misterioze Pacolli merr pjesë në takimin e dialogut
Pëlqej
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, është duke marrë pjesë në takimin e parë të fazës finale për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli bashkë me presidentin Thaçi janë duke marrë pjesë në këto bisedime që janë duke u ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini.

Kështu, faza e fundit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e quajtur si finalja e madhe filloi zyrtarisht sot në Bruksel.

Për herë të parë, në këtë takim do të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Shtuar më 24/06/2018, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori