Në marrëdhëniet kontraktuale si të pavarur
Tanja Fajon
“Parlamenti Evropian e mbështet agjendën dhe perspektivën Evropiane të shtetit të Kosovës” tha sot eurodeputetja Tanja Fajon në një takim me kryeministrin Hashim Thaçin.

Gjatë një takimi që është zhvilluar sot mes eurodeputeteës Tanja Fajon dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, Fajon tha se Parlamenti Evropian ofron mbështetje dhe bashkëpunim për fillimin e marrëdhënieve kontraktuale të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, zhvillime këto të reja për Kosovën, ku për herë të parë Kosova do të ketë zërin e saj si shtet i pavarur dhe sovran në përfaqësimin rajonal.

Fajon, tha se puna e Qeverisë së Kosovës për të ndryshuar vendin është e dukshme. “Këto muajt e fundit, nënvizoi europarlamentarja Fajon, ju keni bërë hapa të mëtejshëm përpara në plotësimin e kritereve të kërkuara për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave”.

Kurse Thaçi potencoi se Qeveria e Kosovës e sheh integrimin e vendit si një proces bazuar në performancën e përmbushjes së kritereve të kërkuara dhe një proces në të mirë të qytetarëve të saj.

Thaçi theksoi se liberalizmi i vizave është një synim i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe çdo kërkesë e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave do të plotësohet me përkushtim dhe vendosmëri nga Qeveria e Kosovës.
Shtuar më 23/02/2012, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori