Në Mal të Zi Thaçin e mbrojnë si Klintonin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, do të pritet në Malin e Zi nën forca të rrepta sigurie. Sipas mediave malazeze, pak para mbërritjes së tij në Podgoricë, policia ka shtuar forcat e saj për t’i ofruar siguri ministrit nga Kosova.

Këto masa janë marrë për arsye se në Podgoricë janë paralajmëruar protesta të serbëve të shpërngulur nga Kosova duke kundërshtuar vizitën e tij në shtetin malazez.

Po për shkaqe sigurie, një ditë më parë u njoftua edhe anulimi i ligjëratës që Thaçi do të mbante në Podgoricë në lidhje me NATO-n.

Për të garantuar siguri gjatë vizitës së ministrit Thaçi në Malin e Zi, policia malazeze ka forcuar masat e kontrollit dhe sigurisë.

Prej ditës së djeshme njësitë speciale të policisë mbajnë nën mbrojtje ambasadën e Kosovës në Podgoricë, ndërsa Thaçi i cili pritet të takohet me zyrtarë të shtetit të Malit të Zi, do të jetë i mbrojtur nga të njëjtët efektivë që ruajtën ish-presidentin amerikan Bill Clinton në një vizitë në vitin 2011. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori