Në listën e zgjedhësve 130 mijë votues serbë!?

“Para disa ditësh është miratuar lista përfundimtare e votuesve dhe unë kam votuar kundër, pasi në këtë listë janë përfshirë vetëm 6.500 të zhvendosur, të cilët janë pranuar më herët, ndërsa nuk janë përfshirë 32.000 të zhvendosur të tjerë, të cilët kanë të drejtë ankese”, ka thënë Rikallo.

Sipas tij, në Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) kanë arritur 16.150 ankesa për mospërfshirje në listën e votuesve. Prej 10.606 ankesave të proceduara deri më tash, janë pranuar 3.968 ankesa, janë refuzuar 6.363 sosh, ndërsa në procedurë janë edhe 275 ankesa. Vërejtja e tij kryesore ka të bëjë me listën përfundimtare të votuesve, më saktë me mospërfshirjen në këtë listë të të gjitha aplikacioneve të ardhura nga Serbia.

“Para disa ditësh është miratuar lista përfundimtare e votuesve dhe unë kam votuar kundër, pasi në këtë listë janë përfshirë vetëm 6.500 të zhvendosur, të cilët janë pranuar më herët, ndërsa nuk janë përfshirë 32.000 të zhvendosur të tjerë, të cilët kanë të drejtë ankese”, ka thënë Rikallo, transmeton Koha Ditore.

Përfaqësuesi i vetëm i subjekteve serbe në KQZ u është bashkuar dyshimeve të Beogradit se në listën e votuesve mund të jenë regjistruar 600.000 shqiptarë më shumë dhe ka shprehur bindjen se ky nuk është thjesht një “gabim teknik”. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2013, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori