Pjanic prezantohet te Barcelona, ky është numri që do të mbajë (FOTO LAJM)

Barcelona ka prezantuar përforcimin e ri, Miralem Pjanic.

Miralem Pjanic është prezantuar si futbollist i ri i Barcelonës.

Klubi katalan ka prezantuar përforcimin e ardhur nga Juventus në një konferencë për media ku ai u shfaq i shoqëruar nga presidenti Josep Maria Bartomeu.

Pjanic iu bashkua Barcelonës në marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melon i cili nënshkroi me Juventusin.

Pjanic ka zgjedh numrin 8 që i takonte legjendës së klubit, Andres Iniesta.

Mesfushori boshnjak ka nënshkruar kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2024 dhe ka klauzolë me vlerë prej 400 milionë euro.


Shtuar 15.09.2020 13:02